AKTUALITET

Vritet në lokal vëllai i Talo Çelës/ Detajet nga ngjarja e rëndë: U qëllua nga profesionistë

09:27 - 17.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Dorjana Bezat raporton  se Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës nuk ka asnjë precedent penal teksa punonte si taksist në Elbasan.Ai ishte ulur në një nga tavolinat jashtë lokalit në Bradashesh të Elbasanit, teksa autorët e qëlluan me pistoleta dhe u larguan.




Ka pasur disa dëshmitarë të ngjarjes, por pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja rrëfen për Neës24 se ishte duke shërbyer në banak kur dëgjoi një zhurmë, por që nuk mendoi se ishin të shtëna armësh.

Ai doli dhe pa trupin e përgjakur të Bujar Çelës dhe njoftoi menjëherë Policinë. Tashmë shtohen dyshimet se atentatorët kanë qenë profesionistë dhe sulmi ishte i organizuar teksa pistoletat me të gjitha gjasat kanë qenë me silenciator përderisa nuk u dëgjuan të shtëna në orët e para të mëngjesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.