AKTUALITET

“Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të vjedhur…”, paralajmërimi i fortë i Metës: Do t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut

11:43 - 18.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, në përgjigje të pyetjes, se cfarë mendon për ligjin organik që shumica ka në plan të bëjë për institucionin që ai drejton ka reaguar me tone të forta dhe me një paralajmërim të prerë.




Kreu i shtetit, theksoi se askush nuk mund ta intimitojë atë të përmbushe misionin e tij që në themel ka respektimin e Kushtetutës.

“Se çfarë bën maxhoranca kjo është një zgjedhje e saj, presidenti di vetëm të respektojë Kushteutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet cdo situatë në mbrojtje të saj. Thelbi dhe themeli i  kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Asnjë I sëmurë mendor apo I marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti I këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit, nëse kuvendit nuk i mjaftojnë rekordet negative që ka në këto 30 vjet si parlamenti më me problem, padyshim do të ngelet si parlamenti i 1 prillit, nëse nuk reflekton në ditët që vijnë, dhe reflektimi eshte respektimi pikë për pikë I paktit të 5 qershorit, per te cilen pershendes opozitën që ka mbështeur hapjen 100% të listave.

Të jeni të sigurt që edhe sikur të mos e kishit Presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në vend, meqë jeni shumica zonja, jam i sigurt që gratë do ua kalonin grave të Bjellorusisë, se kur ngrihen edhe ato që se kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e Shqipërisë do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut, mos u shqetësoni Presidenti është këtu, në krye të detyrës, nuk fle gjumë”- tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.