AKTUALITET

FOTOT / Ja momenti kur Bujar Çela qëllohet me breshëri plumbash dhe bie përtokë

13:06 - 18.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “Gazeta Shqiptare” fotot, që tregojnë momentin kur është ekzekutuar me breshëri plumbash 62-vjeçari Bujar Çela.




Në fotot e kamerave të sigurisë shihet momenti kur Çela sapo është qëlluar dhe ka rënë përtokë, duke ndërruar jetë në vend.

Njëra prej fotove tregon momentin kur Çela është i ulur në tavolinë, duke pirë kafe, ndërsa në tjetrën shihet momenti i rrëzimit të tij në tokë.

Në foto shihet se Bujar Çela ka qenë i ulur në tavolinë me një person tjetër, i cili iu ka shpëtuar fatmirësisht plumbave.

Sapo kanë nisur të shtënat nga makina në ecja, 62-vjeçari Çela ka tentuar të fshihet, por në momentin që është ngritur nga karrigia i janë afruar dy autorët dhe e kanë ekzekutuar në derë të lokalit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.