AKTUALITET

“Meta e Ruçi të punojnë urgjentisht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda 2020-ës”, mesazhi i fortë i Yuri Kim

14:50 - 18.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, i ka dhënë sërish një mesazh të fortë politikës shqiptare për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.




Ambasadorja Kim përmes një mesazhi në rrjetin social shkruan se kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ngritjen e kësaj gjykate.

“Falenderoj Metën e Ruçin për iniciativën për Gjykatën Kushtetuese. Ruçi e Meta duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë gjykatë funksionale para fundit të vitit 2020. Jam dakord me’ Venecian’ që Ruçi e Meta të punojnë bashkë”, shkruan ambasadorja.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.