KULTURË

Punimet e rastësishme nxjerrin në dritë një pitos qeramike në Maliq

17:18 - 18.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zbulim arkeologjik me rëndësi ka dalë në dritë, në zonën e Maliqit. Pranë fshatit Podgorie, te vendi i quajtur Kopace, midis Burrës dhe Kishnikut, në Bashkinë e Maliqit, në një pronë private, gjatë punimeve ka dalë në dritë një objekt arkeologjik, i cili sipas arkeologëve rezulton të jetë një pitos. Menjëherë pas vënies në dijeni të këtij zbulimi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë ngriti grupin e punës, për të kryer inspektimin në terren dhe verifikimin paraprak të objektit. Sipas specialistëve, pitosi është prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm. Objekti paraqitet i stërzgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm. Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k. Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren. Punimet në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna.




PITOSwwqwq PITOS333 PITOS3 slito
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.