BOTA

Samiti Trans-Atlantik mbi Politikën ndaj Iranit, Rajavi: Bojkot gjithëpërfshirës ndaj regjimit

20:23 - 18.09.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vigjilje të seancës vjetore të Asemblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, senatorë amerikanë nga të dy partitë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, së bashku me parlamentarë nga Europa, Shqipëria dhe Lindja e Mesme, si dhe ish-zyrtarë të lartë nga të dy anët e Atlantikut, iu bashkuan iranianëve që merrnin pjesë në këtë samit nga 10,000 lokalitete në mbarë botën për të diskutuar mbi masat represive të regjimit iranian brenda vendit, kërcënimin që ai përbën për Lindjen e Mesme dhe për pjesën tjetër të botës, si dhe për të përcaktuar politikën e duhur për t’iu kundërvënë me efektshmëri sjelljes agresive të Teheranit.
Ky samit online u zhvillua në mesin e një debati të madh global lidhur me politikën ndaj Iranit, debat që përfshin rikthimin e gjashtë rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi regjimin iranian, të cilat do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 19 shtatori.




Znj. Maryam Rajavi, Preseidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte folësja kryesore në këtë samit.

Në fjalimin e saj, Znj. Rajavi tha: “Populli i Iranit do që ky regjim të ndëshkohet nga një bojkot gjithpërfshirës. I gjendur përballë ekzekutimeve dhe masakrave, populli i Iranit nxit OKB-në, dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së në veçanti, që t’i rikthejë gjashtë rezolutat e OKB kundër regjimit klerikal në Iran. Ajo shtoi se: Mbijetesa e regjimit është e varur nga vrasjet dhe shtypja. Nëse Khamenei do t’i ndalte ekzekutimet, ai do ta humbte kontrollin e situatës. Regjimi klerikal është në luftë me popullin e Iranit dhe me komunitetin botëror. Znj. Rajavi theksoi se: Është gabim të mendohet se një reduktim i sanksioneve ndërkombëtare do të rezultojë në braktisjen e sjelljes luftarake nga regjimi. Është ironik fakti se terrorizmi i regjimit iranian e ka bastisur Europën pikërisht nën rrethanat e krijuara nga JCPOA.”

Rudy Giuliani, ish-Kryetar i Bashkisë së New York:

“Çdo shenjë që jep regjimi tregon se ai mezi po qëndron më këmbë. Të gjithë e dinë se ai është një regjim terrori. Që nga fundi i viteve 1970 e deri tani, çdo vit ka qenë terror e vrasje. Ata kanë rekordin më të keq për vrasjen e qytetarëve të vet. Por ata vazhdojnë të marrin mbështetje nga vendet që duhet ta kuptojnë se kjo nuk duhet bërë. Tre gjëra duhet të kenë përparësi:

  • vuajtja e popullit iranian dhe dëshira e tij për ndryshim. Boll e kanë duruar këtë regjim.
  • Moslejimi i regjimit që të ndërtojë një armë bërthamore. Këtij regjimi nuk duhet t’i besohen armë bërthamore.
  • Duhet të marrin fund ndërhyrjet dhe veprimtaritë terroriste të regjimit në rajon e në botë. Terrorizmi dhe paqja nuk shkojnë bashkë. Marrëveshjet me njerëzit që sponsorizojnë terrorizmin janë marrëveshje vetëm me fjalë.

Zgjidhja e vërtetë është në duart e popullit iranian.”

Gjenerali James Jones, Këshilltari i parë për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Barack Obama dhe ish Komandant Suprem i Aleancës, për Europën, foli gjithashtu në këtë event. Ai tha: “Duhet të ketë më shumë izolim të liderëve të Iranit. Ata nuk duhet të mirëpriten në vendet që mbështesin lirinë dhe demokracinë. Duhet ta mbështesim popullin iranian. Duhet ta mbështesim NCRI-në dhe popullin e Iranit. Janë ata që do ta rrëzojnë regjimin. Ata do të hapin një epokë të re në historinë e Iranit.”

Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Shqipërisë, tha në fjalimin e tij: “MEK dhe Zonja Rajavi janë një alternativë për paqen mes Lindjes dhe Perëndimit. Mbijetesa e tyre sjell shpresë jo vetëm për njerëzit në Iran, por edhe për marrëdhënien mes Lindjes dhe Perëndimit.”

Pjesëmarrësit bënë thirrje për drejtësi për 30,000 të burgosurit politikë të masakruar në Iran, shumica aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), që u vranë në verën e 1988-ës. Ata bëjnë thirrje që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së liderëve të regjimit që e kanë mbikëqyrur këtë masakër dhe e nxisin botën që t’u kërkojë llogari atyre.
Pjesëmarrësit bënë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për ta ndaluar valën e re të ekzekutimeve dhe dënimeve me vdekje që po jepen për aktivistët që kanë marrë pjesë në protesta anti-regjim, veçanërisht në nëntor 2019. Ditët e fundit, ekzekutimi mizor i mundësit iranian të dekoruar, Navid Afkari, u dënua fort në mbarë botën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.