Kryesore

“Shqipëria ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në arsim”, Kushi ka një mesazh për Shahinin e Nikollin

13:31 - 18.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Evis Kushi, Ministrja e re e Arsimit, ka shpërndarë në ‘Facebook’ një video, ku tregon raportin e Bankës Botërore mbi arsimin, ku e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në këtë fushë.




Duke falënderuar dy paraardhëset e saj, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, ministrja Kushi thekson se Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim.

Mesazhi i plotë i Evis Kushit

“Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në #arsim. ✔

Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim”, shkruan ministrja Kushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.