BOTA

Bjellorusia drejt izolimit, Lukashenko mbyll kufijtë me perëndimin

08:29 - 19.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 6 javëve protesta masive, Bjellorusia ka vendosur ushtrinë në gatishmërinë më të lartë dhe do të mbyllë kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.




Presidenti Aleksandër Lukashenko përsëriti të enjten se revolta popullore për dorëheqjen e tij vazhdon të nxitet nga Perëndimi.

Duke folur në një forum për gratë, kreu i shtetit apeloi tri popujt fqinjë të ndalin marrëzinë e politikanëve të tyre, për të evituar përplasjen luftarake.

‘’Të jem i sinqertë nuk e dimë çfarë do duan të bëjnë tani. Dimë që kanë akoma shumë truke në arsenalin e vet para se të fillojnë luftën konkrete. Ne jemi të detyruar t’i tërheqim trupat nga rruga, të vendosim në gatishmëri gjysmën e ushtrisë dhe të mbyllim kufirin shtetëror me perëndimin, me Lituaninë dhe Poloninë, dhe të forcojmë atë me Ukrainën vëllazërore.”

Trazirat disajavore në kryeqytetin bjellorus kanë çuar në ndalimin dhe shoqërimin në polici të afro 7 mijë personave dhe qindra të tjerë raportohet të jenë dhunuar nga forcat e rendit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.