Kryesore

Covid-19, OBSH: Situata në Evropë është shumë serioze, rastet e reja tejkalojnë ato të marsit

22:00 - 19.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

‘Është një situatë shumë serioze kjo që po ndodh në Europë ku rastet e reja javore të koronavirusit tejkaluan ato të raporteve kur pandemia goditi për herë të parë në mars’ kjo është deklarata e Hans Kluge drejtori rajonal i OBSH për Evropën.




‘Mbi gjysma e vendeve evropiane- nënvizoi ai gjatë një konference në internet – kanë regjistruar rritje mbi 10% në dy javët e fundit dhe në shtatët vende rritja ka qënë dyfish’ është shprehur Kluge.Këto shifra përfunon ai përfaqësojnë një ‘trend alarmues’ dhe ‘dhe ‘duhet të jetë një thirrje zgjim për të gjithë’.

“Globalisht, rreth 14% e rasteve Covid-19 të raportuara në OBSH kanë të bëjnë me punëtorët e kujdesit shëndetësor, dhe në disa vende është deri në 35%, megjithëse të dhënat janë të kufizuara dhe është e vështirë të dihet nëse ato janë infektuar, në vendin e punës ose në komunitete “, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne të gjithë kemi një borxh të madh ndaj mjekëve dhe infermierëve, jo vetëm sepse ata u kujdesën për të sëmurët, por sepse ata rrezikojnë jetën e tyre për të bërë detyrën e tyre”, shtoi ai.

Mbetet në fuqi karantinë 14-ditore – “Pozicioni ynë mbetet për një karantinë 14-ditore, në interes të pacientëve”, tha zyrtari i OBSH-së Catherine Smallwood, gjatë një konferencë në internet, mbi vendimin për disa vende, përfshirë Francën, për të zvogëluar periudhën e karantinës për koronavirusin.

OBSH: Ka mësime për të nxjerrë nga qasja suedeze – Duhet pranuar që Suedia ka shmangur rritjen e rasteve “në periudhën e fundit” që po ndodh në shtete të tjera, veçanërisht në Evropën Perëndimore, dhe unë mendoj se ka mësime për të mësuar nga qasja suedeze, në veçanti mbi qëndrueshmërinë dhe përfshirjen e qytetarëve “, përfundoi Catherine Smallwood.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.