BOTA

Pas Covid-19, Kina kërcënohet’ nga një bakter, mijera qytetarë preken nga sëmundja

09:47 - 19.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kina po ‘kërcënohet’ nga një tjetër sëmundje. Sipas CNN, mijëra qytetarë janë prekur nga një sëmundje bakteriale.




Autoritetet shprehen se shpërthimi i sëmundjes është shkaktuar nga një kompani biofarmaceutike. Komisioni Shëndetësor i Lanzhou, konfirmoi se deri tani janë prekur 3,245 njerëz nga bruceloza, e cila shpesh shkaktohet nga kontakti me bagëtinë.

1,401 njerëz të tjerë kanë testuar si paraprakisht pozitivë, por fatmirësisht ende nuk ka asnjë viktimë. Në total, autoritetet kanë testuar 21,847 njerëz nga 2.9 milion banorë të qytetit.

Sëmundja, e njohur gjithashtu si “ethet e Maltës”, mund të shkaktojë simptoma duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje muskulore, ethe dhe lodhje. Por disa simptoma mund të bëhen kronike dhe nuk mund të zhduken kurrë.

Kjo sëmundje nuk është ngjitëse, por mësohet se shumica e qytetarëve janë infektuar duke ngrënë ushqim të kontaminuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.