Opinion-Komente

Refuzimi i Merkel për Edi Ramën, fundi i palavdishëm i ‘Mbështetjes ndërkombëtare’ ndaj ‘Liderit global’

13:06 - 19.09.20 gsh

Meqënëse Edin nuk e takoi as kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, atëherë ai ‘takoi’ në Berlin kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën. Tani është radha jonë për ta flakur tej këtë karikaturë të shëmtuar politike.



Te dashur miq,

Refuzimi i kancelares Angela Merkel per te takuar Edi Ramen ne Berlin, i shoqeruar kjo edhe me refuzimin e drejtuesve te Bundestagut Gjerman dhe i drejtuesve politike te maxhorances CDU/CSU, ishte nje perplasje dere ne fytyre per  krye-mashtruesin e Shqiperise, i cili u perpoq prej 7 vitesh qe t’i hedhe hi syve nderkombetareve duke i mashtruar per reformat ne Shqiperi, nderkohe qe ketu bente te kunderten. Mbyllja e deres nga gjermanet eshte ne fakt mbyllje dere nga Bashkimi Europian dhe politika nderkombetare.

Refuzimi gjerman r ben nul moralisht edhe mandatin e drejtuesit te radhes te OSBE-se, te cilin ndonese e kishte dhurate nga qeverisja e PD-se, me imazhin  nderkombetar qe ka krujuar Edi Rama, s’arriti ta perdore ne asnje rast, pasi as Llukashenko nuk e pranoi si negociator per te zgjidhur krizen politike ne Bjellorusi.

Edi Rama eshte sot ne syte e nderkombetareve aliazhi i nje kryeministri qe vjedh zgjedhjet me bandat per te mbajtur pushtetin dhe perdor pushtetin politik, administrativ, mediatik dhe mafioz per te vjedhur zgjedhjet, i nje pokitikani qe solli krimin ne parlament, qe shkriu Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte dhe gjykatat e tjera qe te mos kete kush t’a gjykoje, i nje simboli te korrupsionit qe e shnderroi vendin e vet ne Kolumbine dhe Meksiken e Europes, i nje autokrati te pa afte dhe profan qe e keq perdori pandemine per pushtetin dhe pasurimin e tij dhe te klikes se tij, i nje  politikani me mantalitet dhe psikologji tipike moniste/komuniste qe zhvilloi votime vendore moniste ne vitin 2019, i nje megallomani qe s’i mjaftoi shkaterrimi i Shqiperise por u fut ne pazare te ndyra anti-shqiptare ne Ballkan me sllavet per te ndare dhe copetuar Kosoven.

As nuk behet fjale me qe ne te marrim ftesen per hapjen e negociatave me kete kryeminister karagjoz dhe te papergjegjshem, me kete parlament ilegjitim te mbushur me karnavale, dhe me kete qeveri matrioshkash/kukullash ruse. Tani qe nderkombetaret i kane hequr vizen “liderit global” na mbetet ne shqiptareve qe ta flakim tej kete karikature te shemtuar politike qe e katandisi Shqiperine si mos me keq! Ora e se vertetes, ora e fitores po afron!

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Edi Rama eshte kryeministri me i mire qe ka patur dhe do te kete ndonjehere Shqiperia. Ai eshte madheshtor. Angle Merkel nuk eshte asgje perpara til. Pastaj, Merkel se shpejti do te largohet nga politika dhe askush nuk do ta njohe me, ndersa Edi Rama do te vazhdoje te mbetet kryeminister i Shqiperise per shume e shume vite te tjera.

    Përgjigju ↓