BLUETOOTH

Seldi drejt fejesës për herë të katërt. Kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit

20:30 - 19.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu ka bërë publike lidhjen e re të dashurisë. Ishte pikërisht ditëlindja e të dashurës së tij kur ai zgjodhi që ta bënte publike këtë histori. Por, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit? Sindy Çela është 22 vjeçarja, e cila jeton në Belgjikë. Ajo merret me modeling dhe bëhet me dije se para dy vitesh u zgjodh si ‘shoqëruesja e parë e Miss Brukselit’. Sindi, gjithashtu, ka qenë pjesë e klipit të fundit të Seldit, kënga me titull “Nutella”, ndërsa çifti shihen edhe në momente intime. Dyshja kanë dhënë intervistën e tyre të parë së bashku, për emisionin “Ftesë në pesë”.




119884012_409246240063566_2936391351812991083_n 119829941_361918095178144_853259314898947337_n 119826598_2752383748413877_8377289918258928807_n 119820451_970666136780958_2486102110969351819_n 119858419_5169267046432848_2921561076493971304_n
<
>

Ata kanë treguar se janë njohur me datë 14 shkurt, në një koncert në Milano dhe ka qenë dashuri me shikim të parë. “Ka qenë dita e të dashuruarve, 14 Shkurt kur jemi njohur për herë të parë. Kemi qenë në Milano dhe kisha shkuar tek tezja ime. Ajo më tha që do bëhet një koncert, hajde shkojmë por nuk isha aq e përgatitur, në fakt. Në atë moment, kemi rastisur të dy në kohën dhe në vendin e duhur”, tregoi Sindi. “Në një koncert sytë shikojnë por nuk ngacmojnë. Në atë koncert ishin të gjithë çifte të dashuruarish dhe më bëri përshtypje një gocë. Gjithë kohës që po këndoja e shihja, nuk është se ma varte shumë me thënë të drejtën por është gjë e mirë. Gjithmonë gjërat e vështira më kanë pëlqyer më shumë. Nga aty filloi çdo gjë, pastaj pas kuintave, kemi folur. Mendoj se është dashuri me shikim të parë”, ka vazhduar Seldi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.