AKTUALITET

Dhunon fqinjen pas konfliktit me burrin e saj dhe e fut nën rrotat e makinës, pranga 50-vjeçarit

16:00 - 20.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në njësinë Guri Zi në Shkodër. 50-vjeçari Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka futur nën makinë një komshie të tij, shtetasen Katrina Hila 54 vjeçe.  Kjo e fundit ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht por edhe pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të traumës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




Policia e ka gjetur 54 vjeçaren nën gomat e makinës të Hilë Simonit rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve dyshohet se 50 vjeçari Hilë Simoni fillimisht e ka rrahur 54 vjeçaren Katrina Hila. Pas kësaj ngjarje ka mbërritur policia duke bërë të mundur fillimisht nxjerrjen nga poshtë makinës të Katrina Hilës dhe më pas arrestimin e 50 vjeçarit Hilë Simoni.

Gruaja po shkonte në kishën e fshatit në mëngjes kur papritur komshiu i saj dyshohet se i ka dalë para e ka rrahur dhe më pas e ka vënë nën gomat e makinës. Sipas burimeve nga vendngjarja Katrina Hila dhe Hilë Simoni i kanë banesat shumë afër në lagjen Kërtollaj të njësisë Guri Zi. Po sipas të njëjtave burime palët kanë një konflikt të mëparshëm mes tyre. Bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar edhe më përpara, konflikt i cili ka vijuar deri më tani.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.