BOTA

Gjoba për ata që nuk respektojnë masat anti-COVID-19 në Britani të Madhe

13:30 - 20.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët në Britani të Madhe do t’u kërkohet me ligj të vetë-izolohen nëse ato rezultojnë pozitiv për COVID-19, duke rrezikuar gjobitje nëse nuk e bëjnë këtë.




Gjobat do të fillojnë nga 1,000 funte [rreth 1,100 euro] dhe mund të rriten deri në 10 mijë [rreth 11 mijë euro].

“Gjobat më të larta do të jenë për shkelje të përsëritura dhe “shkelje të mëdha” të tilla si parandalimi i të tjerëve nga vetë-izolimi”, – tha qeveria në një deklaratë.

Kjo përfshin pronarë biznesi të cilët parandalojnë stafin nga vet-izolimi duke kërcënuar humbjen e punës nëse nuk vijnë në punë.

“Njerëzit që humbin para ndërsa izolohen sepse nuk mund të punojnë nga shtëpia marrin 500 funte (rreth 550 euro)”, shtoi qeveria.

Qeveria kërkon që njerëzit që kanë simptoma të COVID-19 ose një test pozitiv të vetë-izolohen për të paktën dhjetë ditë së bashku me anëtarët e familjes së tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.