Kryesore

Rama: Kurrë nuk e kam fshehur që Erdogan është miku im, jam krenar. Për detin…

09:52 - 20.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm, ka dhënë një intervistë për kanalin televiziv grek MEGA.




Rama e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit grek Mitsotakis për shtyrjen e kufirit detar, të drejtë ndërkombëtare, duke theksuar se vendet i zgjidhin këto çështje sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar. Gjithashtu, Rama është shprehur se ndihet krenar që ka mik Erdoganin e se beson se Greqia dhe Turqia do t’i zgjidhin çështjet që kanë.

“Pak kohë më parë një valë patriotizmi fake e nacionalizmi përfshiu njerëzit, pa asnjë arsye. Deklarata e Mitsotakis për shtyrjen e kufirit detar me 12 milje, e drejtë ndërkombëtare që nuk ka nevojë për marrëveshje dypalëshe mes dy vendeve. Çdo vend i zgjidh vetë këto çështje, sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar.

Për pak javë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias vizitë zyrtare në Shqipëri. Çështja e vitit 2009 duhet zgjidhur. Kurr nuk e kam fshehur që është miku im presidenti Erdogan. Jam krenar që e kam mik.
Greqia dhe Turqia janë dy vende mjaft të afta të zgjidhin vetë çështjet e hapura. Mesa duket kanë pikëpamje kontradiktore, por është në interes dypalësh të përbashkët të zgjidhin konfliktete e të ndërtojnë sëbashku të ardhmen.

Nuk është e vërtetë që nuk lejojmë vetëpërcaktimin e minoritarëve, së shpejti projektligj i ri për këtë çështje.
Problemet me pronat janë të ngjashme me të gjithë shqiptarëve, kemi trashëguar një situatë kaotike nga e kaluara”, ka deklaruar kryeministri Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.