Kryesore

 “Turqia është një partnere strategjike”, Thaçi takohet me Erdoganin

14:21 - 20.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa kanë biseduar për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale.




Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hashim Thaçi shkruan:

“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.