Kryesore

“Gjithçka ka ndodhur si në film horror”/ “Grabitet” një i vdekur në spitalin e Strumicës

14:20 - 21.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot paradite, rreth orës 09:00 një grup prej disa personave kanë vjedhur një person të vdekur nga reparti infektiv në Spitalin e Strumicës. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Naçe Gogov.




“Gjithçka ka ndodhur si në film horor. Pacient i moshës 49 vjeçare është pranuar në ambulancë në gjendje të rëndë, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza. Pasi që ka ndërruar jetë, banorë të “Lagjes turke” në Strumicë e kanë nxjerrë të ndjerin me krevat jashtë oborrit të spitalit, kanë kaluar rrethojën dhe pasi që e kanë futur të ndjerin në furgon, kanë ikur në drejtim të paditur. Dënojmë këtë akt, pasi nuk kanë lejuar që mjekët të nënshkruajnë dokumentet e nevojshme. Menjëherë kemi lajmëruar policinë”, tha Gogov, shkruan Alsat.

Sipas tij, nuk dihet nëse pacienti i ndjerë ka qenë i infektuar me Covid-19, pasi nuk i është bërë test.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.