Kronikë

OFL në Elbasan, iu kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për drogë, prostitucion e organizatë kriminale (Emrat)

13:54 - 21.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OFL është ndalur sot në Elbasan, ku u kërkon 5 të dënuarve për trafik narkotikësh, prostitucion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale të deklarojnë pasurinë.




Bëhet fjalë për:  Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;

Abaz Gega,, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ardian Subashi banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.