Aktualitet

Flet nëna e të plagosurit tek “5 maji”: Më thanë e kanë plagosur në këmbë, por s’besoja. Autori të dorëzohet, kemi frikë të dalim

13:03 - 22.09.20 gsh

Nëna e Rexhep Gjelit ka folur në emisionin ‘’Me Zemër të Hapur’’ të Evis Ametit në News24 për plagosjen e djalit të tij në 30-vjetorin e lindjes tek lagjia 5-Maji.



Ajo thotë se pas asaj ngjarje familja e saj është e frikësuar dhe fëmijët e Rexhep Gjelit kanë frikë të shkojnë në shkollë.

Nexhi Gjeli thekson se pak minuta para ta plagosinin, Rexhep Gjeli i mori 5 mijë lekë për të blerë cigare se nuk i dilnin paratë. 10 minuta më vonë rrëfen ajo, u dëgjuan të shtëna teksa ajo ishte me djalin e Rexhep Gjelit.

Atë e njoftuan se e kishin plagosur Rexhep Gjelin në këmbë por fillimisht Nexhi Gjeli nuk e besonte. Ajo ka një apel për autorin Kevin Cungu, i cili është tashmë prej 2 javësh në kërkim që të vetdorëzohet që të qetësohet  familja e saj dhe kjo situatë mos vijojë më.

”Rexhepi atë ditë më tha, të  të marr një 5 mijë leksh se s’më dalin lekët për paketë. S’kaluan 10 minuta dëgjuam të shtëna. Më thotë çuni i Rexhepit, këto janë pistoleta. Nexhi, Nexhi më thanë, Rexhepin e kanë plagosur.

Po ku?

Në këmbë.

Nuk e besoja.

E kanë çuar në spital më thanë.

Dola në rrugë, shoh Policinë që vendoste shiritat. Kujtoja se ishte ende aty.

U ktheva në shtëpi, vesha diçka. Dola tek Policia.

Më thanë dëgjo moj nënë, se e kanë çuar tek Trauma. Policit i thashë çunin tim e plagosën, por hapni kamerat. Ai s’kishte lidhje fare me atë, as nuk e njoh. Vetëm çkam parë në televizor. As të atin, as atë.

Nisem në spital, gjej mjekun ligjor. Një tjetër për letrat, nuk më pyetën, vetëm më thanë kush je ti, nëna e Rexhepit. E pashë që ashtu, nuk i ka prek kockën. Është mirë. Jo i japin disa qetësuese.

Për mjekime i thashë i bëj në shtëpi, se rri më mirë. Kemi frikë të dalim. Nuk i dihet. Nipi më tha moj nona, kemi frikë. Frikë e çojmë kalamanjtë në shkollë. Dy hapa e kemi shkollën. I shoqërojmë nga frika. I madhi ka frikë të shkojë në shkollë, gjen justifikime nga frika. Por nuk e shfaq se ka hall mos i bërtasë Rexhepi. Mua po më vranë e vjetër jam, po kam hallin e kalamajve.”- tha Nixhe Rexhepi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.