Sot nis vizita e tyre zyrtare në Serbi për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit. Kryesisht Grenell do të takohet me Presidentin Vuçiç dhe kryeministren Brnabiç për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit.




Nga Prishtina Grenell ishte i qartë se nuk do fjalë boshe, por një zbatim konkret të marrëveshjes. Por ndërkohë prej nënshkrimit, sinjalet për shkelje dhe moszbatim të marrëveshjes kanë ardhur nga Serbia dhe jo nga Kosova.

Vuçiç duket se nuk ka ndalur fushatën e mosnjohjes siç parashikon marrëveshja, kur falenderoi në takim ambasadorin palestinez që shteti i tij nuk njihte Kosovës.

Si dhe për aludimet që në rast se Izraeli njeh Kosovës, Serbia nuk ka për të hapur në Jeruzalem ambasadë. Edhe kjo një prej pikave që hyn tek marrëveshjet politike.