Aktualitet

Plagosja tek ‘’5 maji’’/ Rexhep Gjeli: Nuk isha në tavolinë me Kevin Cungun, shkova për të blerë një paketë cigare kur më tha…

12:55 - 22.09.20 gsh

Rexhep Gjeli ka detajuar saktësisht në emisionin ‘’Me Zemër të Hapur’’ të autores Evis Ameti në News24 ngjarjen e 11 shtatorit ku mbeti i plagosur nga Kevin Cungu, një 20-vjeçar që e qëlloi me pistoletë ndërsa festonte ditëlindjen.



Gjeli thotë se nuk ishte fare në tavolinë me Kevin Cungun, dhe madje ky i fundit nuk ishte në lokal, por në një karrige jashtë saj ku rrinë pensionistë.

Ai tregon se për një moment u ngrit nga tavolina për të blerë një paketë cigare, kur Cungu e ka thirrur ‘’hajde se kam një muhabet’’.

Gjeli thotë se ishte një sherr ku nuk u ofenduan me njëri-tjetrin, por 20- vjeçari po i thoshte se ishte i fortë dhe trimi i lagjes. Ky i fundit i ka nxjerrë pistoletën dhe ka tentuar ta qëllojë por Gjeli është vetëmbrojtur. Më pas në ndjekje e sipër Cungu ka qëlluar dhe një plumb e ka kapur në këmbë Gjelin, që festa e ditëlindjes për pak iu kthye në tragjedi.

‘’Nuk isha me Kevin Cungin. Isha në lokal me dy shokë, ika për të blerë paketë. Ishte në tavolinë që s’ka lidhje me lokalin. Është private, e kanë lënë që luajnë pensionsitët. S’kisha lidhje. Isha në dyqan.  Nuk e kuptova pse ndodhi. Më tha hajde se kam një muhabet. ‘’ rrëfeu Gjeli.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.