Kryesore

Rama: Së shpejti bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në histori

09:15 - 22.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë çështjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve dhe premtimit se do i rrisë ato para zgjedhjeve.




Rama për herë të parë nga Berato zbuloi se qeveria po synon t’i rrisë pagat e mjekëve dhe punonjësve të sistemit shëndetësor në 40%. Ndërkohë që sot thotë se kjo do të jetë rritja më e madhe e pagave në histori.

Po ashtu ai thotë se në Tiranë deri në zonat më të thella, më shumë se 600 mjekë dhe 2400 infermierë i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik në 2 vitet e fundit, falë procesit transparent të përzgjedhjes.

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES

dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë

 

***

#Mjeke.shendetesia.gov.al

#infermierepershqiperine.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.