Kryesore

Vuçiç: Një marrëveshje politike me Kosovën është ende larg

18:18 - 22.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka ulur shpresat të martën se marrëveshja e ndërmjetësuar nga ShBA-ja për bashkëpunim ekonomik me Kosovën mund të çojë së shpejti te një marrëveshje politike me Kosovën, shkruan Insajderi.




Vuçiq në intervistë për agjencinë Reuters i ka përshkruar këto marrëveshje si hap i madh në drejtimin e duhur, por thotë se ka ende shumë rrugë për të arritur një normalizim politik.

“Mendoj se marrëveshjet e tilla janë shumë të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe për të zgjidhur një herë e përgjithmonë problemet tona që të pastrojmë të ardhmen për fëmijët tanë. Nuk po them se jemi afër një zgjidhje politike”, ka thënë Vuçiç.

Të martën, delegacioni i ShBA-së i drejtuar nga Emisari Special i administratës Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka vizituar Serbinë për të biseduar për mundësinë e financimit të projekteve.

Ky delegacion vizitoi Kosovën të hënën. Në intervistën për Reuters, Vuçiq e ka përshkruar të ardhmen e Serbisë që do të përfshinte balancimin e marrëdhënieve me Lindjen e Perëndimit, ndonëse do të nënkuptonte kjo që herë pas here të zemëronte ndonjërën palë.

“Nëse jeton në një shtet të vogël që gjeografikisht është në udhëkryq, atëherë politika jote duhet të jetë mbajtja e paqes dhe stabilitetit, qoftë duke mos pasur përplasje me askënd, që është e pamundur, ose qoftë duke u përplasur me të gjithë në mënyrë të barabartë”, ka thënë Vuçiq.

“Serbia është në rrugën e saj evropiane, por Serbia duhet të jetojë, dhe ka miq në SHBA, por edhe miq në Moskë e Pekin nga të cilët nuk është e turpëruar”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.