BOTA

Britani e Madhe rekord rastesh me COVID-19, mbi 6 mijë të infektuar të rinj në 24 orë, 37 të vdekur

21:55 - 23.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Britania e Madhe shënon një tjetër rekord të rasteve ditore të të infektuarve me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit në Britaninë e Madhe janë regjistruar 6.178, një shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku ishin 5000.




Ndërsa të vdekurit janë njësoj si një ditë më parë, 37 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke e çuar në 41,951 numrin total. Ndërsa rastet në terapi intensive janë 181 persona.

Kujtojmë që ditën e djeshme qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë rezervon të drejtën për të marrë masat më të ashpra nëse qytetarët nuk respektojnë kufizimet e përforcuara për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Kryeministri Boris Johnson kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, teksa shtoi se nuk dëshiron të pakësojë liritë individuale, por është diçka që duhet bërë për të shmangur pasoja më të rënda.

Shefi i qeverisë së Londrës shtoi se nëse virusi do të dalë jashtë kontrollit do të bënte që sistemi shëndetësore të pësonte kolaps dhe për pasojë në fuqi do të hynin kufizime më strikte.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.