Bota

Fauci: Duhet të vaksinohet 75% e popullsisë së botës për të ndaluar përhapjen e COVID-19

20:20 - 23.09.20 Gazeta Shqiptare

Në Itali, numri i njerëzve të infektuar me COVID-19 po rritet, ku vetëm në 24 orët e fundit u zbuluan 1.670 raste të reja, 250 më shumë se një ditë më parë dhe 20 persona vdiqën.



Gjatë 24 orëve të fundit, një numër rekord njerëzish u testuan në COVID-19, më shumë se njëqind mijë.

Infektologu i njohur amerikan Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar Amerikan të Alergjive dhe Sëmundjeve (NIAID), vlerësoi se Italia “duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme në këtë fazë, duke pasur parasysh që infeksioni i coronavirusit po përhapet në vendet fqinje dhe kjo është një kohë e një sfide të madhe, meqenëse ekonomia duhet të fillojë”.

Fauci mori pjesë në internet në konferencën “Kufijtë, festa e shëndetit” (Frontiere-Festival di Salute), organizuar në Romë dhe me këtë rast tha se kthimi në jetën normale mund të pritet në fund të vitit të ardhshëm.

Deri atëherë, Fauci rekomandon respektimin e rreptë të masave të përshkruara: maska mbrojtëse, distancë fizike, shmangie të mbledhjeve në grupe dhe qëndrim jashtë.

Sipas tij, deri në fund të këtij viti, është e mundur të pritet një vaksinë efektive, shumica e popullsisë së botës mund të vaksinohen gjatë vitit të ardhshëm, por jo e gjithë popullata, siç është rasti me vaksinën e lisë.

“Mjafton të vaksinohen 75% e popullsisë së botës për të ndaluar përhapjen e infeksionit”, tha Fauci.

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.