BOTA

Pavarësisht protestave kundër tij, Lukashenko bën betimin si president

19:39 - 23.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, është betuar për një mandat të gjashtë, gjatë një ceremonie të papritur, pavarësisht protestave masive kundër tij. Agjencia zyrtare e lajmeve Belta raportoi se “disa qindra” zyrtarë të lartë ishin ftuar në ceremoninë e 23 shtatorit, megjithëse nuk njoftoi se kush ose sa prej tyre morën pjesë.




Lukashenko, 66 vjeç, bëri një betim në Bjellorusisht me dorën e tij të djathtë mbi Kushtetutën e vendit.  Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bjellorusi më pas i paraqiti atij certifikatën e Presidentit të Republikës së Bjellorusisë.

Lukashenko përballet me sfidën më të madhe të qeverisjes së tij 26-vjeçare mes protestave të pashembullta mbarëkombëtare kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit që i dhanë atij një mandat të gjashtë, pesë-vjeçar. Protestuesit bjellorusë i kanë bërë thirrje Lukashenkos të tërhiqet dhe të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara në favor të tij.

Lideri 66-vjeçar i është përgjigjur protestave paqësore me arrestime të dhunshme dhe ekzistojnë pretendime për tortura ndaj të ndaluarve. Liderja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të mbajtur një inaugurim do të ishte “e paligjshme”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.