LIFE STYLE

7 detajet që tregojnë moshën tuaj të vërtetë

19:03 - 24.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo vetëm rrudhat, flokët e thinjura, duart apo qafa zbulojnë moshën e vërtetë të një personi. Ka shumë shenja të tjera të plakjes që nuk vërehen në shikim të parë, por që tregojnë shumë për moshën si dhe mund të shtojnë disa vite më shumë mbi supe. Sipas Bright Side, këto janë detajet që zbulojnë moshën e vërtetë që duhet t’i keni parasysh.




Balli bëhet i sheshtë

Pavarësisht injeksioneve dhe ndërhyrjeve që mund të bëhen, balli humb vëllimin e tij, duke zbuluar moshën e vërtetë të një gruaje.

Buzët humbin volumin dhe nuk janë më aq të hidratuara

Fatkeqësisht, forma e buzëve ndryshon me kalimin e viteve. Ata e humbin volumin e tyre, bëhen më të thata dhe nisin të krijohen rrudhat e para. Vizualisht duken më të vogla dhe më të holla.

Forma dhe madhësia e kërthizës ndryshon gjithashtu

Kjo pjesë e trupit mund të ndryshojë pamjen e saj origjinale me moshën për shkak të shtimit në peshë, sëmundjeve të ndryshme apo shtatzanisë.

Krijohen rrathët e zinj poshtë syve

Shtresa e yndyrës bëhet më e hollë për shkak të prodhimit të ulët të kolagjenit pas moshës 30 vjeçare. Lëkura rreth syve humbet dendësinë e saj, bëhet më transparente dhe fillon të tregojë enët e gjakut, gjë që çon më pas në krijimin e rrathëve të errët poshtë syve.

“Trekëndëshi i rinisë” përmbyset me bazën poshtë

Kur jemi të rinj, forma e fytyrës sonë kujton një trekëndësh me majën e drejtuar poshtë dhe bazën përgjatë ballit. Është i ashtuquajturi ” trekëndëshi i rinisë “. Por situata ndryshon me moshën, duke u kthyer përmbys me bazë poshtë.

Fytyra zbehet dhe lëkura humbet shkëlqimin e saj

Është e pamundur të mos vëreni se fytyra e humb pamjen e saj të shëndetshme dhe shkëlqimin me kalimin e kohës. Arsyeja kryesore është sinteza e zvogëluar e kolagjenit dhe elastinës. Gjithashtu, mungesa e kujdesit, e gjumit, lodhja, dieta jo e shëndetshme dhe zakone të tjera të këqija gjithashtu kontribuojnë në këtë proces.

Sytë dhe cepat e buzëve humbasin elasticitetin

Cepat e buzëve dhe syve japin një pamje më të lodhur. Kjo veçanërisht e rëndësishme për ata që nuk buzëqeshin shpesh, pasi muskujt e tyre të fytyrës që mbështesin cepat e buzëve dobësohen shumë më shpejt. Lëkura rreth syve gjithashtu humbet elasticitetin me kalimin e viteve, tendinat dhe muskujt e dobët në këtë zonë nuk mund të “mbajnë” cepat e syve si dikur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.