Kronikë

Breshëri plumbash ndaj uniformave blu, RENEA negociata me të moshuarin, Policia e Elbasanit shton forcat në terren (Detaje)

15:15 - 24.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

RENEA vazhdon negociatat me 71-vjeçarin Lefter Zhudri, i cili ka terrorizuar qytetin e Elbasanit ditën e sotme, duke qëlluar dhe në drejtim të uniformave blu, pasi këta të fundit shkuan pas një njoftimi për një konflikt brenda familjes.




Mësohet se policia ka larguar të gjitha mediat, gazetarët dhe qytetarët kuriozë në një largësi 300 metra nga vendit. Gjithashtu bëhet me dije se kanë mbërritur edhe snajperistë si dhe një ambulancë. Në terren ndodhet dhe vetë drejtori i Policisë së Elbasanit, Arjan Muça.

Ndërsa janë vendosur dhe dy makina amerikane që me kamera kontrollojne dhe vëzhgojne vendndodhjen e 71-vjeçarit. Të dyja makinat janë përpara pallatit ku ndodhet 71-vjeçari i armatosur. Ndërkohë me gjithë negociatat 71-vjeçari i cili ka dhe një armë me vete nuk pranon të dorëzohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.