Kronikë

Dhunoi barbarisht dhe qëlloi me thikë fqinjin, Gjykata e Kavajës lë në burg Rizan Aliun

16:02 - 24.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” me afat 60 (gjashtëdhjetë ditor) për 45 vjeçarin Rizan Aliu, i cili dhunoi në mënyrë barbare dhe qwlloi me thikë fqinjn 60 vjeçar Besnik Çelmeta dhe nipin e tij M.A disa ditë më parë në një lokal në Kavajë.




Rizan Aliu akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” pasi dyshohet se në dt 16.09.2020, në një lokal, goditi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Besnik Çelmeta dhe M.A. Gjithçka mësohet se ka nisur pas një debati për qenin, Autori pretendonte që Çelmeta të mos e linte qenin jashtë rrethimit të banesës së tij.

Trupa gjykuese miratoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës “arrest me burg” por ajo vendosi një afat 60 (gjashtëdhjetë ditor) pasi kërkoi nga prokuroria paraqitjen para saj të raportit mjeko- ligjor të të dëmtuarve për cilësimin e akuzave të ngritura ndaj 45-vjeçarit pas pretendimeve të ngritura edhe nga pala mbrojtëse e tij.

VIDEOJA E SHERRIT

Rati u bë publik në News 24 , pas videos së siguruar nga gazetar Klement Baci ku është regjistruar i gjithë sherri i ndodhur mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë, ku 60 vjeçari Besnik Çelmeta dhe nipi i tij dhunohen në mënyrë barbare.

Në pamjet e siguruara duket kur Rizan Aliu fqinj me 60 vjeçarin hyn menjëherë pas tij në lokal. Pasi i komunikon diçka Aliu tenton që ta nxjerrë jashtë por Çelmeta refuzon.

Në këtë çast ai e godet me grushte dhe shqelma dhe më pas nxjerr një thikë me të cilën e qëllon disa herë.

Për të ndaluar autorin ndërhyn edhe nipi i Çelmetes, por Rizan Aliu e qëllon edhe atë me thikë. U desh ndërhyrja e një tjetër personi që e bindi autorin të largohet. Në pamje duket se edhe para se të dalë nga lokali, Aliu e kërcenon përsëri nipin e Besnikut me thikë në fyt, por fatmirësisht nuk e godet. E gjithë skena ndodhi në prani të vajzës së vogël të autorit. Si pasojë e dhunës Besnik Çelmeta dhe nipi i tij u dërguan në Spitalin e Kavajës ku morën ndihmë mjekësore. Mësohet se raportet mes dy fqinjëve, Besnik Çelmetes dhe Rizan Aliut kishin qenë shpesh herë të tensionuara për motivin banal të hedhjes së mbeturinave.

Policia nuk ka shpërndarë asnjë njoftim për këtë ngjarje por mësohet se e ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Rizan Aliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.