Kronikë

Ngjarja në Elbasan, 71-vjeçari prej mbi 3 orë nën rrethim nuk pranon dorëzimin, i ndërpritet energjia elektrike pasi…

17:29 - 24.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej mbi 3 orë 71-vjeçari Lefter Zhidru nuk pranon t’i dorëzohet RENEA-s pasi u konfliktua me bashkëshorten  dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj forcave Shqiponja teksa plagosi 2 kalimtarë të rastit.




Ai është fshehur në banesë teksa vijon të mos bindet nga negociatat duke bërë rezistencë por jo duket shkaktuar incidente. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se Policia ka gati planin operacional dhe RENEA mund të ndërhyjë nga momenti në moment, pasi 71-vjeçari shfaqet i rezervuar në negociata.

Ndërsa  forcat RENEA pritet të ndërhyjnë nga momenti në moment, raportohen edhe lëvizjet e fundit të 71-vjeçarit. Mësohet se ai ka qënë duke ndjekur raportimet në media dhe është irrituar me disa prej informacioneve të publikuara. Që të qetësohet psikologjikisht është ndërprerë energjia elektrike.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur sakaq edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.