Kronikë

Zbardhen detaje të reja, nga xhelozia për ish-bashkëshorten tek telefonata e fundit me të birin, çfarë ndodhi në pallatin e të moshuarit në Elbasan

19:30 - 24.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se 71-vjeçari Lefter Zhidru jetonte në një shtëpi me ish-bashkëshorten e dytë, me të cilën edhe ka nisur sherri i sotëm që përfundoi në tragjedi.




Ndonëse prindër të një vajze 14-vjeçare Lefteri dhe ish-bashkëshortja nuk e kishin gjetur kurrë paqen dhe harmoninë e të jetuarit nën një çati.

Mësohet se Zhidru nuk e ka pranuar dot faktin se ishte divorcuar dhe i kërkonte shpesh llogari ish-bashkëshortes, ashtu siç ka bërë edhe sot.

Ndërsa gruaja nuk i është përgjigjur në banesë ka plasur sherri. Kjo e fundit ka njoftuar policinë dhe kur kanë shkuar ta arrestojnë 71-vjeçari ka hapur zjarr drejt tyre, duke lënë të plagosur dy kalimtarë.

Zhidru ka pasur edhe një djalë nga martesa e parë, i cili ka folur me të sot për ta bindur të dorëzohet, por pa sukses. Kjo me sa duket ka qënë edhe telefonata e fundit babë e bir.

Mësohet se brenda apartamentit të tij ai kishte edhe një sasi të konsiderueshme municionesh.I moshuari rezistoi për pesë orë dhe iu përgjigj me të shtëna RENEA-s deri në momentin e fundit, çka çoi në fundin e tij tragjik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.