AKTUALITET

Anëtarësia e PD në Kukës përzgjedh kandidatët, ja 5 emrat që kalojnë në fazën tjetër të procesit

21:17 - 25.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë përzgjedhur 5 kandidatë për deputetë në Kukës që do të kalojnë në fazën tjetër të procesit.




Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni dhe Vjollca Vata kalojnë kështunnë fazën tjetër teksa Kukësi shënoi një pjesëmarrje të lartë, 69.5% ose 949 anëtarë nga 1365 të tillë.

Ndërkohë është s’kualifikuar ish-kryebashkiaku Bashkim Shehu, pasi ka qenë më i papëlqyeri nga anëtarësia në Kukës.

STATUSI NGA PD DEGA KUKËS
Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 1365 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 949 anëtarë ose 69,5 %
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. IBRAHIM BRUKA
4. SAHIT PRIZRENI
5. VJOLLCA VATA
Falenderojmë të gjithë kandidatët për qytetarinë dhe vlerat e treguara në këtë gatë të brendshme.
Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Kukësit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Kukësit, do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.