AKTUALITET

“COVID-19 nuk kurohet me antibiotikë”, gazetari tregon alarmin e mjekëve

14:44 - 25.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që prej 15 shtatorit në vendin tonë shifrat e shtimeve në të dy spitalet COVID, janë ulur. Ky fakt është bërë i ditur nga gazetari i ‘News24’ Erjon Skëndaj.




Në një lidhje direkte Skëndaj pohoi se përgjatë 15 gushtit e në vijim, kanë rezultuar pozitivë 5661 raste, ndërsa shumë qytetarë po preferojnë që të kurohen në shtëpitë e tyre. Sipas tij, vetëm 1/10-ta e pacientëve me COVID-19 shkojnë nëpër spitale.

Më herët numri i personave që kërkonin hospitalizim shkonte deri në 20%. Gazetari tregon se kjo situatë ngre edhe shqetësimin e mjekëve, të cilët shprehen se rastet e rënda duhet të trajtohen në spitale. Po ashtu, infeksionistët ngrenë në fokus edhe një tjetër shqetësim kohët e fundit, ku shihet se mjekët e familjeve japin pa kritere antibiotikë, për të luftuar koronavirusin.

Por sipas mjekëve, antibiotiku kurrsesi nuk mund të kurojë koronavirusin. Kujtojmë se dje u regjistruan 134 raste pozitive me COVID-19 dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.