AKTUALITET

Keni bërë plane për fundjavën? Rrebeshe shiu e deri në përmbytje, IGJEUM zbulon zonat më të rrezikuara

17:55 - 25.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fundjava pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin ku pritet të ketë edhe përmbytje.




Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot me reshje të shumta shiu.

Letra u është nisur prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Duke cituar të dhënat e IGJEUM, theksohet se në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të sjellin edhe përmbytje.
Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

Apeli shkon për marrjen e masave në mënyrë që të parandalohen situata të rënda.

“Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku”, thuhet në letër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.