LIFE STYLE

Një pajisje e re për testimin e Covid-19 që përdoret në kushte shtëpie

15:49 - 25.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kompania Silicon Valley ka marrë aprovim nga qeveria amerikane për nxjerrjen në treg të një pajisjeje të re, të vogël sa dora, që teston individin për COVID-19.




Risia është se pajisja “Visby Medical”, e para në llojin e vet, ka përmasa të vogla në krahasim me mjetet e tjera që përdoren për testimin e koronavirusit, si dhe e nxjerr rezultatin brenda një intervali kohor të shkurtër prej disa minutash.

“Autorizimi i Përdorimit Emergjent që ne sapo morëm nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) e lejon këtë pajisje të përdoret fillimisht nëpër laboratorë. Megjithatë ka akoma hapa të tjera që duhet të merren, me qëllim që pajisja të jetë e disponueshme. Sigurisht që së fundmi kjo pajisje duhet të jetë e disponueshme edhe për njerëzit në shtëpi”, tha Adam de la Zeda, themelues hde CEO i “Visby Medical”.

Gjithashtu kompania ka raportuar se kjo pajisje do të jetë për pacientët dhe të gjithë përdoruesit, një lehtësues në gjendjen mendore të rënduar nga pandemia.

“Kur ke një pajisje që të mundëson këtë lloj testimi, t’i je në gjendje të marrësh vendime të shpejta dhe t’ia komunikosh ato pacientit. Kjo do të thotë se pacientët do të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Por gjithashtu do të thotë se pacientët do të jenë më pak në ankth, edhe nëse rezultati i diagnozës është pozitiv”, tha Dary Schooolnik, shefi kryesor mjekësor i “Vismy Medical”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.