BLUETOOTH

Alida Duka: Marrëdhënia me muzikën dhe pika ime e dobët. Ja hera e fundit kur kam qarë

12:00 - 26.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një yll i skenës që gjithmonë është aktive me projekte, Alida Duka do të sjellë së shpejti edhe një album për tregun gjerman me projekte të larmishme, të cilat në detaje i tregon dhe në këtë intervistë.




Ç’vend zë muzika në jetën tënde?

Vendin kryesor.

Zgjohesh me këngë në mëngjes?

Starti i ditës, playlist Spotify.

Hiti yt i preferuar? Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja; mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?

Për momentin kam shumë, por këto ditët e fundit jam fiksuar me këngën e Rosalise ft.Sech Relacion. Në fund të fundit gjithçka është me shije të ndryshme, ndaj kam futur te ky album nga still Reage, hip-hop, komercial si dhe Rnb, për të pasur për të gjithë një këngë në të. Po edhe pak ditë mbyll albumin “Fuck Yah”, për të cilin kam bërë nëntë bashkëpunime të ndryshme gjermanisht dhe shumë interesante, duke përfshirë kultura të ndryshme në të.

Në shtëpi, krahas ndjenjës komode, çfarë bën?

Jeta ime është e angazhuar nga mëngjesi në darkë, pasi kohën e koronës hapa firmën, immobilen time këtu në Hanover dhe merrem me të gjatë gjithë javës.

alida alida1 alida2
<
>

Cili është vendi më i bukur në botë për ty?

Në botë nuk mund të veçoj ndonjë për momentin.

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Lumturi absolute për mua nuk ekziston më, pasi çdo gjë është kthyer në material dhe udhëzohet nga ajo, fatkeqësisht.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Ideja: ditë e re, kismet i ri.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Çiltërsia dhe, më kryesorja, korrektësia.

Defekti juaj kryesor?

Defekti im, që jam më e çiltër sesa duhet.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Gabime mund të themi për ato që janë pa dëm.

Hera e fundit që u përlotët?

Mbrëmë…

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

S’e di…

Udhëtimi juaj i preferuar?

Të shkoj diku vetëm në një ishull, të mos më shqetësojë asnjë.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Dritëro Agolli.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një mashkull?

Çiltërsinë dhe korrektësinë; po i pati këto të dyja, është në rregull.

Ngjyra juaj e preferuar?

Silver.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Hiti i parë: “Sa duhemi”.

Pija juaj e preferuar?

Shampanja.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Nuk është se kam ndonjë brengë.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Gënjeshtrën.

Frika juaj më e madhe?

Nuk kam ndonjë frikë.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Gënjeshtrat e çastit, ‘Notlüge’ thonë gjermanët.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Ka pasur ndonjë rast, po nuk e kanë marrë (qesh).

Cila është motoja juaj?

Motoja ime është: të jem gjithmonë pozitive dhe ta nis ditën, pasi falë kësaj më ecën dhe dita, përgjithësisht ashtu siç e filloj.

Si do të dëshironit të vdisnit?

S’e mendoj fare, si të vijë e si të jetë e shkruar.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Faleminderit për gjithçka më dha!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.