BLUETOOTH

Incidenti që nxori zbuluar çiftin/ Fjolla Morina ishte me të dashurin kur u arrestua

10:00 - 26.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kush është biznesmeni që i dhuroi makinën dhe e shoqëronte në Tiranë natën e ndalimit




Lajmi se Fjolla Morina ishte arrestuar në kufirin e Morinës zgjoi shqiptarët mëngjesin e së shtunës. Ajo u gjet me armë në makinë, teksa pak pas mesnate ishte duke u futur në shtetin tonë. Pas një sërë “keqkuptimesh”, Gjykata e Kukësit vendosi ta lirojë këngëtaren. Fillimisht ajo u shpreh se ishte shtatzënë, por pas një vizite u zbulua se në fakt këngëtarja ishte duke mashtruar. Me pretendimin se kishte dy fëmijë të mitur për t’u kujdesur, ajo ia doli të lërë qelinë e burgut dhe të shkojë në “arrest shtëpie”. Duket se gjithë vëmendja u fokusua te Fjolla për faktin se ajo është një emër i njohur, por bashkë me të në automjet ishin edhe dy persona të tjerë, që aktualisht janë ende në qeli. Fitim Muji, i cili është shoferi i saj, dhe Fisnik Syla ishin së bashku me të kur u arrestuan nga policia.

Ndërsa për Fitim Mujin, që siç u tha ishte shoferi i saj, shtohet interesi rreth lidhjes së Fisnikut me këngëtaren. Kujtojmë se vetëm pak ditë nga ky incident, Fjolla mori dhuratë nga një mashkull misterioz pikërisht automjetin luksoz në të cilin u ndalua. Në sfond dëgjohej pikërisht zëri i mashkullit që e kishte surprizuar, por pa zbuluar imazhin e tij. Duket se pikërisht pas kësaj dhurate është biznesmeni me të cilin ajo ndodhej në makinë. Nga burime pranë këngëtares kemi zbuluar se është pikërisht Fisnik Syla, biznesmeni i fuqishëm që ‘përkëdhel’ me dhurata luksoze këngëtaren seksi. Ndonëse më i ri në moshë, të dy kanë pak kohë që frekuentohen, duke shijuar këtë marrëdhënie mes Belgjikës, ku dhe Fisniku ka një rrjet hotelesh dhe restorantesh, dhe Prishtinës, ku Fjolla ka dhe një biznes. Kjo lidhje duket se ka pak kohë që ka nisur, por të dy kanë vendosur ta shijojnë pa fund, dhe këtë e kemi ndeshur shpesh në rrjetet sociale të Fjollës, e cila këtë verë, edhe pse në situatë pandemie, ka kaluar kohë me pushime. Duket se dyshja u zbulua natën që u zbulua edhe arma në makinën e sapo marrë nga brunia seksi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.