AKTUALITET

Kishte ndërruar jetë disa ditë më parë, ja kush është 45-vjeçarja që u gjet e pajetë në banesë

11:21 - 26.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maria Markovska është 45-vjeçarja e cila u gjet e pajetë ditën e djeshme, në banesën ku jetonte me të bijën e saj në lagjen 3 të Pogradecit.




Burimet nga policia e Pogradecit bënë me dije sot se e reja dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Ndërkaq, theksohet se e bija ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI

Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.