BOTA

Masat shtrënguese në Angli/ Shpërthejnë protestat e dhunshme (Fotot)

18:45 - 26.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi kanë nisur kufizimet në Angli, në rrugët e Londrës kanë vërshuar protestat.  Protestuesit kundër bllokimit sot u përplasën me policinë pasi të paktën 15,000 demonstrues zbritën në Sheshin Trafalgar si pjesë e një tubimi kundër masave të koronavirusit. Të pranishmit në tubimin ‘Ne nuk pranojmë’ hodhën maskat e tyre ndërsa u mbushën në sheshin e Londrës këtë pasdite, pavarësisht se policia u lutet njerëzve që t’i përmbahen kufizimeve të koronavirusit të Britanisë. Turmat, të cilët gjithashtu u paralajmëruan se dhuna nuk do të tolerohej në tubim, mbanin pankarta me shkrim ‘A është kjo liri?’ dhe ‘Fundi i rregullave të çmendura’ ndërsa u dyndën në Londrën qendrore për të protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit të Britanisë.




33648920-8775451-At_least_15_000_protesters_have_descended_on_Trafalgar_Square_an-a-47_1601122499747 33651470-8775451-People_dressed_as_Boris_Johnson_and_Matt_Hancock_take_part_in_a_-a-2_1601134122755 33653034-8775451-Metropolitan_Police_disperse_crowds_in_Trafalgar_Square_London_a-a-14_1601134123092 33653036-8775451-A_woman_falls_to_the_ground_near_policemen_as_officers_moved_in_-a-13_1601134123077 33654180-8775451-Skirmishes_broke_out_between_protesters_and_police_later_in_the_-a-26_1601134123169 33654184-8775451-A_injured_policeman_is_helped_away_after_police_clashes_with_dem-a-25_1601134123158
<
>

Demonstruesit hodhën maskat e tyre të fytyrës dhe injoruan masat e distancës shoqërore ndërsa ata bërtisnin ‘ne do të fitojmë’ dhe valëvitnin flamuj, përpara se Policia Metropolitane të mbërrinte për të mbyllur ngjarjen pasi turmat ‘nuk kanë respektuar kushtet e vlerësimit të rrezikut të tyre’. Përleshjet midis protestuesve dhe policisë vijuan përgjatë gjithë protestës, dhe të pranishëm brohorisnin ‘turp për ty’ duke u shtyrë drejt oficerëve ndërsa kalonin nëpër turmën e mbushur plot. Protesta vjen ndërsa gati 18 milion Britanikë – një e katërta e popullsisë – do të jetojnë nën kufizime më të rrepta të koronavirusit deri në orën 6 pasdite, pasi Britania e Madhe njoftoi një rekord të 6,874 rasteve të reja në 24 orët e fundit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.