AKTUALITET

Nëna denoncoi pas sjelljes të së bijës, njerku abuzon me 14-vjeçaren në Durrës

10:45 - 26.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 39- vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren, e cila është vajza e bashkëshortes së tij, që kjo e fundit e kishte nga martesa e parë.




Gazetarja Klodjana Haxhiaj bëri të ditur se ka qenë nëna e 14-vjeçares që ka denoncuar bashkëshortin në polici pasi ka kuptuar që diçka nuk shkonte me të bijën.

Nëna mësohet se ka folur me të bijën dhe ajo i ka treguar që ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe se njerku ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Nëna e vajzës ka bërë menjëherë denoncim dhe sot pritet ekspertiza e mjekut ligjor për vërtetimin e akuzave.

Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se ka rënë në pranga shtetasi L.K. banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer mardhënie s*ksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Durrësit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.