BOTA

Shtyhen karnavalet në Rio de Zhanejro

09:45 - 26.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për herë të parë prej më shumë se 100 vjetësh festa e karnavaleve në Rio de Zhanejro, që zhvillohet në muajin shkurt, do të shtyhet për shkak të koronës.




Organizatorët e shoqatës së shkollave të kërcimit samba “Independent League of Rio de Janeiro Samba Schools” (Liesa) thanë se paradat e grupeve të kërcimit samba në Sambadrom do të shtyhen për një kohë të pacaktuar.

“Ne arritëm në përfundimin se kjo ngjarje e madhe duhet të shtyhet,” tha shefi i “Liesas” Jorge Castanheira. Shkollat e ​​sambës nuk kanë kohë dhe burime të mjaftueshme financiare dhe organizative për të përgatitur paradat e karnavaleve deri në shkurt në mes pandemisë së koronës, shpjegoi Castanheira. Por kjo nuk do të thotë që paradat do të anulohen plotësisht: “Ne po kërkojmë zgjidhje alternative, që të bëjmë diçka kur të jetë përsëri e sigurt” – tha ai duke shtuar se nuk mund të thotë një datë të saktë.

Ende është e paqartë nëse festimet në rrugë do të anulohen gjithashtu, sepse për këtë vendosin autoritetet lokale. Çdo vit Karnavalet në Rio tërheqin miliona turstë vendas dhe të huaj që festojnë në rrugë dhe në plazhe dhe ndjekin garën e shkollave të kërcimit samba.

Brazili është një nga vendet më të goditura rëndë në botë nga pandemia e koronës, dhe Rio de Zhanejro është një nga qytetet më të prekura. Deri tani pandemia ka shkaktuar thuajse 140,000 vdekje në Brazil, numri i dytë më i lartë në botë pas SHBA-së dhe numri i infeksioneve ka arritur në 4,7 milionë./ DW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.