AKTUALITET

Ulen temperaturat dhe shi, ja si pritet të jetë moti

08:15 - 26.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rebesheve. Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.




Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 23°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5-6 ballë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.