Kronikë

Aksident në Tiranë, makina përplas 10-vjeçaren, dërgohet me urgjencë në spital

11:46 - 27.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku një automjet që drejtohej nga A.H., ka aksidentuar një vajzë të mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe.




E mitura është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.