SHËNDET

A duhen skuqur vezët në vaj ulliri? Ja çfarë thonë ekspertët

11:34 - 27.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertët thonë se përdorimi i vajit të ullirit në skuqjen e vezës siguron ruajtjen e disa prej antioksidantëve më të nevojshëm.




Mbi të gjitha, vaji i ullirit garanton që e bardha e vezës të jetë kërce ndërkohë që e verdha të jetë e butë dhe e lagësht.

Studime të mëparshme të cilave u referohet agroweb.org, kanë sugjeruar se përdorimi i vajit vegjetal për skuqje është i dëmshëm për shëndetin. Kjo ndodh sepse gjatë skuqjes ai çliron lëndë toksike.

Ndonëse vaji i ullirit klasifikohet si vaj bimor, pra vegjetal, studimet kanë konfirmuar se ngrohja e kësaj yndyrne mono-të-pangopur krijon më pak substanca toksike.

Duke qenë se piku i djegies së vajit të ullirit është i ulët, ai ngrohet shumë shpejt dhe prodhon një vezë të skuqur në mënyrë perfekte.

Disa njerëz nuk e preferojnë vezën e skuqur me vaj ullirin sepse aroma e tij përthithet nga veza. Por vaji i ullirit kur skuqet nuk ka aromë të tepërt shqetësuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.