Kryesore

‘Kjo ditëlindje më gjeti në shtëpi’, Arjola Shehu infektohet me Covid-19

16:24 - 27.09.20 gsh

Moderatorja  Arjola Shehu ka festuar sot ditën e lindjes ndryshe nga herët e tjera. Kjo pasi moderatorja është infektuar me Covid-19 dhe duhet të qëndrojë e izoluar në banesën e saj.



Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se kjo situatë të bën të kuptosh çfarë vërtetë ka rëndësi.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime… por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje!

Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri…! Mezi pres të kthehem pranë jush!”, shkruan moderatorja.

Ajo nuk ka treguar detaje të tjera rreth infektimit. Megjithatë dimë se Arjola ka rreth 1 javë që nuk është shfaqur në emisionin “Ditë e Re”, që e prezanton së bashku me Arjon Muçën.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.