Aktualitet

“Legjenda e Labërisë” Ismail Qemali e emëroi në xhandarmëri, kush ishte Memo Mete Brati!?

21:00 - 27.09.20 Gazeta Shqiptare

Në puntatën e radhës në “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua figura dhe vepra e legjendës së “Labërisë” Memo Mete Brati
akrahina e Labërisë është legjenda mes bëmave dhe trimërive të luftëtarëve të shumtë. Traditat dhe zakonet e kësaj krahine  kanë ruajtur formën mes kohëve të trazuara të jetës dhe botës shqiptare. Midis fshatrave të kësaj krahine qëndron mbi shkëmbinj fshati Brataj, i cili kokën e mbështet në malet e Stogoit ndërsa këmbët i lane në ujrat e kaltra të lumit të shushicës. Njerëzit e këtij fshati në sofrat bujare shtrojnë shpirtin, brenda të cilit gjendet një botë e madhe  atdhetare dhe artistike. Ky fshat dëshmohet si vendbanim i lashtë i fisit Ilir.
Nëpër luftra e beteja kundër pushtuesve Osmanë edhe në Brataj u rrit një brez që bëri emër dhe kënga labe i mbajti në gjirin e saj. Si një antar i klubit atdhetarë “Labëria” Brahim Musai dhe Memo Mete Deraj lozën një rol të veçantë për gjallërimin e lëvizjes kombëtare. Sipas dokumentave të Qeverisë së Përkohëshme  të Vlorës të vitit 1912 deri në 1914, Ismail Qemali urdheroi që me organizimin e forcave të armatosura çeta e luftëtarëve të Bratit të përqëndrohej në kodrat e Armenit, një ndër ta ishte dhe Memo Mete Deraj, I cili u lind në fshatin Brataj të krahinës së Mesaplikut. Babai i tij Mete Çania ishte një luftëtar dhe blektor i zoti , i plagosur në beteja  duke luftuar kundër hordhive osmane. Të parët e Memo Mete Derajt  bulmetin dhe leshin i tregëtonin në pazarin e Janinës. Në pranverën e vitit 1884 Memo Mete mbaroi në Bolu shkollën ushtarake, me ndërhyrjen e Ismail Qemalit, i cili ishte emëruar Guvernator i Bolusë, Memo Mete u emrua në xhandarmërinë e këtij qyteti. Memo Mete luftoi me trimëri kundër bandave të çerkezëve. Më pas ai u gradua kapiten e më pas nëntoger. Në vitin 1889 deri në vitin 1901 ai shërbeu  si ushtarak në Glipoli në Jemen, Siri e Stamboll, ai zotëronte gjuhët  e huaja turqisht, osmanisht , persisht dhe pak greqisht. Të flasësh për Memo Meten duhen orë e ditë.
Por figura e Memo Mete Bratit është një figure e lartë kombëtare, banorët  e këtij fshati tregojnë me nostalgji ato çfarë gjyshrit dhe prindrit e tyre u kanë rrëfyer. Ata pohojnë se ky fshat dallohet për trimërinë dhe fisnikrinë e burrave dhe bëmat e këtyre figurave historike përmenden dhe mbahen gjall në brezin e ri edhe me një traditë tjetër shumë e veçantë e cila është bejtja e gdhendur në vargjet e këngëve labe, të kënduara ashtu vënçe siç ju ka hije burrave të labërisë.
Mësuesit e këtij fshati që jetën e tyre ua kushtuan brezave dhe që morën detyrë të rëndësishme, atë të përcjelljes së kultures.
Memo Mete nuk kishte “mbirë” në një tokë  djerr, por në një tokë që brenda saj mbartej lavdi dhe trashëgimi.
Memo Mete me personalitetin  e një ushtaraku luftëtar, por një virtyt tjetër të cilin e transmetoi në kohën kur ai jetoi e luftoi, ishte edhe intelekti i tij.Historia e Lumit te Vlorës  është plot tradita, histori dhe bema luftëtarësh  të cilat kanë mbetur në kujtesën e krahinës dhe atë Kombëtare.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.