Aktualitet

Manastirliu: Nga 1 tetori hapen bar-kafet, restorantet dhe pishinat në ambientet e brendshme, ja kushti i panegociueshëm

14:13 - 27.09.20 gsh

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen e bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura, duke filluar nga 1 tetori.



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një komunikim për media tha se respektimi i protokolleve të sigurisë për këto biznese do të jetë një kusht i panegociueshëm.

Deklarata e plotë e ministres Manastirliu:

Shqipëria hyn në javën e 40 të epidemisë së Coronavirusit, një sfidë e vështirë me të cilën po përballemi prej shtatë muajsh.

Dua të falenderoj nga zemra mjekët, infermierët, farmacistët, ekipet e urgjencës, dhe gjithë stafi mbështetës që shërbejnë plot profesionalizëm dhe përkushtim

Në çdo cep të Shqipërisë, në spitale dhe qendra shëndetësore. Po ashtu dua të falenderoj për kujdesin e treguar në zbatimin e protokolleve të sigurisë në shkolla ne këto dy javë të para të fillimit të vitit shkollor, stafet e institucioneve shkollore, mësuesit dhe nxënësit por edhe të gjithë prinderit.

Një punë e madhe është bërë në terren nga koordinatorët e shkollave në bashkëpunim me NJVKSH për të identifikuar, testuar dhe izoluar në kohë cdo rast të dyshuar, për të ndjekur dhe trajtuar cdo rast të konfirmuar dhe për të shmangur përhapjen e virusit në institucionet arsimore dhe komunitet.

Rikujtojmë edhe një herë të mos neglizhohet në asnjë ditë, kujdesi ndaj masave të higjenës, mbajtja e maskës, pasi periudha e vjeshtës kërkon më shumë angazhim nga të gjitha palët.

Të dashur qytetarë, Gjatë këtyre muajve të luftës sonë të përditshme me virusin, ne nuk i kemi ndalur për asnjë çast përpjekjet tona, duke bërë maksimumin e mundësive për mbrojtjen e shëndetit tuaj.

Kemi siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet tona mjekësore, furnizimet e nevojshme dhe medikamente në spitalet Covid, kemi përgatitur për çdo eventualitet, dyfishimin e kapaciteteve në shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale, kemi shtuar testimet, gjurmimin dhe kemi fuqizuar ekipet e epidemiologëve të terrenit, për të zbatuar sa më me efikasitet strategjinë tonë të kufizimit të përhapjes së koronavirusit.

Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshmë të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, te restoranteve në ambiente të mbyllura, bar-kafeve dhe pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në cdo subjekt.

Besoj te gjithe biem dakort se respektimi i rregullave dhe protokolleve te sigurise eshte KUSHT I PANEGOCIUESHEM per te vijuar pa nderpreje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe qe ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për shkak të ruajtjes së shëndetit publik.

Sjellim në vëmendje se do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji. Task-Forca e inspektimit te protokolleve anticovid, Policia e shtetit dhe pol bashkiake do te inspektojne zbatimit të masave dhe protokolleve duke ndermarre masat sipas legjislacionit ne fuqi ne rast te shkeljes se protokolleve me qellim mbrojtjen e shendetit tuaj. Gjatë këtyre muajve kemi mësuar sesi mund të përballemi me këtë virus. Mbi të gjitha, mësuam se nëse duam ta luftojmë këtë virus duhet që të jemi të bashkuar në një front, autoritetet shëndetësore dhe qytetarë. Nëse duam që ne vetë, njerëzit tanë më të dashur, të dalin të padëmtuar nga kjo luftë, duhet që të vazhdojmë të zbatojmë me përgjegjshmëri rregullat e thjeshta te distancimit social, higjenës dhe mbajtjen e detyrueshme të maskës. Nese duam qe aktivitetet ekonomike te mos pengohen, qe ekonomia te ece perpara, duhet te marrim pergjegjesine që na takon, duke nisur nga institucionet, biznesi dhe tek cdo qytetar, duke vene shendetin te parin!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.