LIFE STYLE

Nuk dini se çfarë të vishni në takimin e parë? Disa ide që do ju shpëtojnë nga situata!

16:43 - 27.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

A ka gjë më emocionuese sesa takimi i parë?




Të gjithave na pëlqen të vishemi gjithmonë bukur, që të lëmë përshtypje të mira, ama kur kemi takim me një djalë, zgjedhja e veshjes së duhur kthehet në një proces aq drithërues sa edhe vetë takimi. Çfarë të vesh? Një fustan, minifund apo xhinse? Pa dyshim që qëllimi është të dukemi rrezatuese, por njëherazi edhe të ndihemi rehat. Nuk dini se çfarë të vishni në një takim?

Për një takim për darkë
Nëse jeni të pavendosura se çfarë te vishni në një darkë që ai ju ka ftuar, mos ngurroni të vishni diçka të zezë. Me të zezën nuk gaboni kurrë. Vishni një fustan të zi dhe kombinojeni me këpucë dhe bizhuteri. Kështu, të jeni të bindura që do të dukeni elegante, të sigurta në vetvete, seksi dhe shik në të njëjtën kohë.

Ndërkohë që nëse adhuroni ngjyrat, guxoni me të kuqen. Një femër e veshur me të kuqe është gjithmonë e përsosur. Ka nuanca të së kuqes për çdo femër. Mos harroni: sa më shumë vetëbesim, aq më seksi do të jeni. Pra, mos harroni të jeni vetvetja dhe bëfshi qejf!

Për një takim gjatë ditës
Një takim gjatë ditës mund të jetë një takim për një drekë, një piknik, një koncert, një film në kinema apo qoftë edhe për një kafe. Në këtë rast, është mirë të vishni diçka sa më të rehatshme. Për shembull, mund të vishni një palë xhinse të bukura, një këmishë që ju shkon dhe një palë këpucë elegante.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.