Dossier

U arrestua dhe dënua nga regjimi komunist, libri tronditës për fatin tragjik të inxhinierit Saimir Maloku

15:57 - 27.09.20 gsh

Nga: Luan Malltezi
Një libër tronditës për fatin tragjik të inxhinierit elektronik Saimir Maloku nën regjimin komunist në Shqipëri. Saimiri ishte një inxhinier i talentuar. Ai kishte qenë studenti me i mirë në shkollë. Ai dëshironte të ndihmonte shokët dhe miqtë e tij të shikonin emisione televizive të huaja.



Për këtë gjë edhe u arrestua dhe u dënua rëndë nga regjimi i kaluar. Lexuesi i librit tronditet për fatin e tij, për hetuesinë kriminale të ushtruar nga njerëz kriminelë për afro shtatë muaj me radhë në një burg të nëndheshëm në Burrel. Ai i bëri ballë kësaj hetuesie të rëndë duke qenë i vetmuar, i uritur, i poshtëruar, i rrënuar nga 78 kilogram dhe doli nga hetuesia 43 kg. Ai është ndër të paktët, që qëndroi i pathyer nga dhuna e tmerrshme dhe mizore e hetueseve kriminelë.

1 2 3
<
>

Nderim për inxhinier Saimir Malokun për qëndresën e tij të jashtëzakonshme. Ai ishte një njeri që e donte jetën, rininë dhe muzikën e Bitellsave. Ai nuk kishte asnjë krim ndaj shtetit, por ishte një djalë i talentuar sepse donte njerëzit, shokët dhe miqtë. Pse u ndoq dhe u dënua kaq ashpër ky njeri ? Këtë asnjë nuk mund ta kuptojë. Kjo është edhe drama e jetës të tij, drame e te gjithë shqiptareve nën një regjim të egër që kaloi vendi për 47 vite me radhe. Nderim për këtë njeri që kaloi padrejtësisht një jetë të rëndë, shumë të rëndë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.