Kronikë

Abuzoi me nxënësen e shkollës, mbyllen hetimet për Abaz Dogën dhe bashkëpunëtorët

11:24 - 28.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Poci, dhe dy të miturit R.O., dhe F.B., të akuzuar për abuzimin seksual me vajzën e mitur në një shkollë 9-vjeçare në Babrru. Sipas kërkesës për gjykim, e mitura ka deklaruar se e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto intime dhe ka shkuar në banesën ku kërkonte Abaz Doga.




Në vitin 2018 ka qenë hera e parë e abuzimit. Ajo thotë është detyruar të shkoj disa herë të tjera për shkak të presionit dhe frikës se ai do iu tregonte familjareve. Në kërkesë thuhet se Klajdi Poci, është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.

Sipas dëshmive, rezulton se 3 të pandehurit kundërshtojnë njëri-tjetërin sa përket abuzimit me të miturën. Ndërkohë që vetë vajza e mitur ka deklaruar se është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga, ky i fundit fajëson të pandehurit e tjerë. Kështu, Doga ka pretenduar se herën e parë që e ka marr në shtëpie, vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që fillimisht kanë abuzuar me vajzën, i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.

Më tej, i pandehuri tjetër Klajdi Poci ka thënë se ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën por videon e ka bërë Doga. Ndërkohë dy të miturit e tjerë të pandehur, kanë deklaruar se Abaza Doga i ka bërë presion vajzës që të shkonte me ta. Dy shokët kanë filmuar aktin në video.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.